Drita ka arritur të triumfojë në një ndeshje tejet të rëndësishme siç ishte ajo ndaj Drenicës 2-1.
Drita e cila është në presion të pikëve e filloi ndeshje duke sulmuar kundërshtarin.
E presioni në fazën e sulmit sjelli edhe golin e parë pas vetëm 16 minutash lojë në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Sulmuesi Semir Zeneli goditi fuqishëm, ndërsa falë një devijimi nga mbrojtësi drencas topi u fut në rrjetë për 1-0.
Me epësinë minimale 1-0 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe vetëm dy minuta pas fillimit të pjesë së dytë barazuan.
Sulmuesi Granit Arifaj shënoi një gol të bukur nga një distancë prej 17 metrash.
Drita e riktheu epërsinë 20 minuta më vonë pasi u barazua ndeshja.
Sulmuesi këmbëshpejtë, Përparim Livoreka u përkujdes për gëzimin e ‘Intelektualëve’ në minutën e 69-të duke shënuar një gol të bukur për 2-1.
Edhe pas kësaj fitore, Drita mbetet në pozitën e 10-tëme 18 pikë të tubuara por me gjasa reale për t’i ikur barazhit.
Ndërkohë Drenica zë pozitën e tetv me 22 pikë. /Telegrafi/