Telegrafi

Fitorentina gjashtë raste të reja me coronavirus, rikthimi i Serie A në pikëpyetje

Fiorentina (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images)

Fiorentina ka njoftuar se kanë regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19, tre prej tyre lojtarë dhe tre pjesë e stafit, pas raundit të parë të testeve mjekësore.

Të gjitha klubet e Serie A janë duke kryer teste para se të kthehen në stërvitje, në mënyrë që të sigurohen që të gjithë të jenë të pastër nga coronavirusi përpara se të kthehen në ambientet sportive.

Me një deklaratë të lëshuar sot , Fiorentina njoftoi se ata “kanë identifikuar tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit që janë pozitivë për COVID-19”.

Lojtarët e Fiorentinas (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Këta individë janë izoluar dhe pjesa tjetër e skuadrës do të nisë stërvitjen nesër.

Është një goditje e madhe për Violan, që tashmë kishte edhe lojtarë të tjerë si  Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic që kishin dal pozoti me coronavirus muajin e kaluar.

Disa anëtarë të stafit ishin gjithashtu të sëmurë, disa prej të cilëve është dashur të shtriheshin në spital.

Festa e lojtarëve të Fiorentinës (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images)

Torino gjithashtu njoftoi se kishin gjetur një lojtar që të ishte me COVID-19 gjatë provave të djeshme. /Telegrafi/