Hans-Dieter Flick e ka regjistruar fitoren e 15-të në 18 ndeshjet e tij të para në Bundesliga si trajner i Bayern Munichut – një rekord që vetëm Pep Guardiola e kishte arritur në histori të klubit.
Bavarezët fituan ndaj rivalit për titull, Borussia Dortmund, me një gol të bukur të shënuar në Signal Iduna Park nga Joshua Kimmich.
Vendasit patën raste e tyre dhe një moment të dyshimtë penalltie, mirëpo nuk ia dolën që së paki të nxirrnin barazim në sfidën që njihet si klasikja gjermane, ‘Der Klassiker’.
Falë këtij triumfi, Bayerni tashmë e ka shtuar diferencën në krye të tabelës dhe ka shtatë pikë më shumë se BVB që tash do ta ketë të vështirë ta arrijë në garën për titull.
15/18 – Hansi #Flick has won 15 out of his first 18 #Bundesliga games in charge of @FCBayernEN, the only other manager to do so was #Pep Guardiola. Decisive? #BVBFCB pic.twitter.com/2vr1AtbbhN
— OptaFranz (@OptaFranz) May 26, 2020
Bayer Leverkusen (2-1), RB Leipzig (0-0) dhe Borussia Monchengladbach (2-1), janë të vetmet skuadra që i kanë marrë pikë skuadrës nën drejtimin e Flick, i cili në nëntorin e vitit të kaluar e zuri vendin e Niko Kovac. /Telegrafi/