Paris Saint-Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Francës, pasi e ka mposhtur me rezultat bindës 6-1 Dijonin.
Pas vetëm një minute lojë, parisienët kaluan në epërsi me auto-golin e shënuar nga Wesley Lautoa.
Dijon reagoi shpejtë për ta barazuar rezultatin në 1-1 me golin e realizuar nga Mounir Chouiar (13’).
⏸️ Mi-temps à Gaston-Gérard (1-2) #DFCOPSG
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/gK4icEsakv
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 12, 2020
PSG e riktheu epërsinë me anë të Kylian Mbappes në minutën e 44-të, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me një gol diferencë.
Pjesa e dytë ishte e tëra për kampionin e Ligue 1, që realizoi edhe katër gola të tjerë, Thigao Silva (50’) fillimisht shënoi për 3-1 me një asistim të Pablo Sarabias.
👟⚽️ La frappe
🖐️👃 La célébration#DFCOPSG pic.twitter.com/LawtuWflHo— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 12, 2020
Pesë minuta më vonë, Sarbia u fut në listën e realizatorëve, e që filluan ta merrnin të gjithë lojën nën kontroll.
Ishte minuta e 86-të kur Dijon shënoi edhe një auto-gol, e tani golin në rrejtën e tij e futi Senou Coulibaly.
Victoire et qualification pour les demi-finales ! (1-6)#DFCOPSG
🔴🔵 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/Q1caKx9h1z
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 12, 2020
Sarabia u shfaq edhe një herë në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 90+1, duke bërë që PSG të kalojë në gjysmëfinale të Ligue 1 me këtë rezultat të thellë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ge3zRcx3y-o