Site icon Telegrafi

Me fitore të thellë Kastriotit, Prishtina mbetet e pamposhtur

(Foto: basketbolli.com)

Prishtina mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në Superligën e Femrave.

Skuadra kryeqytetase ka shënuar fitore të thellë ndaj Kastriotit në udhëtim 26-143 (5:35, 8:46, 6:44, 7:18), në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Femrave.

Vashat prishtinase dominuan nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar.

Ky ishte triumfi i gjashtë në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse për skuadrën ferizajase ishte humbja e gjashtë në gjashtë ndeshje.

Te Prishtina u dalluan Aisia Robertson me 24 pikë, shtatë asistime dhe tetë topa të vjedhur, Sarah Mgbeike me 22 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe shtatë topa të vjedhur, Sumeja Kosumi me 22 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë topa të vjedhur dhe Arbnore Përquku me 24 pikë e shtatë asistime.

Exit mobile version