Telegrafi

Fitore të thella për Cavs dhe Golden State (Video)

Cleveland Cavaliers ka mposhtur me rezultat të thellë Dallavs Mavericks, 128-90, teksa Golden State ka mundur keq Los Angeles Lakers me rezultat 109-85.

Për Cavs më i miri në takim ishte Kevin Love me 27 pikë e 10 kërcime, pasuar nga Kyrie Irving me 25 pikë dhe LeBron James me 19 pikë dhe 11 asistime e pesë kërcime në ndeshjen e 1000-të të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=uRnzKLFQ3Dc

Te Golden State shkëlqeu Kevin Durant me 29 pikë e gjashtë kërcime dhe nëntë asistime, pasuar nga Curry me 24 pikë e pesë asistime.

Jordan Clarkson ndihmoi Lakers me 20 pikë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për klubin e ringjallur kalifornian.

Në anën tjetër Westbrook ishte faktor kyç në ndeshjen ndaj Denver Nuggets duke vazhduar suksesshëm me 36 pikë, 18 asistime dhe 12 kërcime, një triple double tjetër fantastik për të.

Në konferencën perëndimore kreun e ka marrë Golden State me vetëm dy humbje dhe 14 fitore, pasuar nga Clippers që kanë tri humbje.

Rezultatet e mbrëmjes së kaluar në NBA:

Orlando 91-94 Washington
Detroit 108-97 Los Angeles Clippers
NY Knicks 108-97 Charlotte
Philadelphia 89-105 Chicago
Indiana 118-97 Brooklyn
Memphis 81-90 Miami Heat
Bucks 99-105 Toronto
Utah 95-68 Atlanta
Denver 129-132 Oklahoma
Phoenix 85-98 Minnesota
Sacramento 104-117 Houston Rockets