Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksierja e vetme aktive profesioniste shqiptare, Fabiana Bytyçi, që po ashtu është pjesë e SES Boxingut.
Fabiana shënoi fitore me pikë pas gjashtë raundeve ndaj bullgares Teodora Bacheva, shkruan sot Koha Ditore.
Për Fabianën 19-vjeçare që bokson në kategorinë minimale (deri 47.6 kilogramë) kjo ishte fitorja e pestë nga po aq meçe. Bullgarja Bacheva ka pësuar humbjen dytë në karrierë karshi tri fitoreve.
Po të shtunën në St. Gallen të Zvicrës ka boksuar Ylli Rashiti. Ai ka triumfuar me pikë pas gjashtë raundeve ndaj serbit Dushan Krstin. Për Rashitin, që bokson në kategorinë kruzer, ishte fitorja e katërt karshi një barazimi sa ka