Telegrafi

Fitore të rëndësishme për Golden State dhe Toronton

Golden State Warriors kanë arritur të ndërprejnë ecurinë negative në shtëpi duke mposhtur Neë York Knicks me rezultat 122-95.

Sfida nuk ishte në asnjë moment e barabartë dhe Golden State kishte dominimin absolut në këtë takim.

Klay Thompson ishte i shkëlqyer me 43 pikë të realizuara nga shtatë treshe, i përcjellë nga Kevin Durant me 24 pikë dhe Curry me 14 pikë e 14 asistime.

Fitore më të vështirë se sa që u mendua realizoi Toronto në shtëpi ndaj Atlantas me rezultat 104-101.

Ndeshja ishte e ngushtë deri në fund të takimit, ku Leonard realizoi 31 pikë, 4 kërcime, 6 asistime, 6 topa të vjedhur dhe një bllokadë.

Lowry realizoi 16 pikë e gjashtë asistime, kurse Siakam e Ibaka shtuan nga 13 pikë.

Toronto është rikthyer në vendin e parë me 31 fitore deri tash të realizuara, ndërsa Golden State mban vendni e dytë me një fitore më pak se sa Denveri që mban vendin e parë. /Telegrafi/