Site icon Telegrafi

Fitore spektakolare nga Roma (Video)

Roma ka arritur një fitore të lehtë dhe tejet të vlefshme në udhëtim tek Austria Vjenës 2-4.

Pjesa e parë filloi më mirë për vendasit të cilët vetëm pas dy minuta lojë shënuan golin e parë.

Mesfushori ofensivë Venuto asistoi bukur tek sulmuesi Kayode i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Ky gol i hershëm i vendasve nuk i pengoi fare mysafirëve për tu kthyer në lojë.

Vetëm tre minuta më vonë, mbrojtësi brazilian Bruno Peres asistoi bukur për Edin Dzekon i cili shënoi për 1-1.

Golin e epërsisë për Romën e shënoi mesfushori italian Daniele De Rossi pas dy tentimeve radhazi nga futbollistët mysafir.

Deri në fund të pjesës së parë të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi por që portat mbetën të pa prekura.

Në pjesën e dytë Edin Dzeko realizoi pas 20 minutave duke e ngritur epërsinë në 1-3.

Ndërkohë golin e katërt për skuadrën nga kryeqyteti italian e shënoi mesfushori belg Radja Nainggolan në minutën e 78-të.

Ndërkohë vendasit shënuan edhe një gol në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet mesfushorit Grunwald.

Pas kësaj fitore, Roma zë pozitën e parënë Grupin E me tetë pikë të grumbulluara me dy fitore e dy barazime. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Tu3i3JMSQq8

Exit mobile version