Site icon Telegrafi

Fitore spektakolare e Prishtinës në shtëpi ndaj Trepçës ’89 – bardhekaltrit plasohen në vendin e dytë

Foto: Arkiv

Prishtina ka marrë fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo që të dy skuadrat krijuan shanse shënimi, mirëpo nuk ia dolën t’i konkretizonin.

Në 45 minutat e dytë, Prishtina ishte e pandalshme, duke realizuar plot tre gola.

Ishte minuta e 49-të, kur ndrit Krasniqi shënoi për 1-0, duke shënuar me lehtësi në portën  mysafire.

Por, Trepça ’89 arriti të stepoj për një çast vendasit, duke shënuar me anë të Ardian Mujës (71’).

Vetëm shtatë minuta më vonë, Prishtina arriti të vulosë fitoren e tyre me golin e realizuar nga Kryeziu që shënoi golin e tij të dytë dhe tre tretin për ekipin në minutën e 76-të.

Pas javës së 31-të, Prishtina është ngjitur në vendin e dytë me 66 pikë, një më pak se Ballkani dhe një më shumë se Drita. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version