Telegrafi

Fitore me spektakël nga Warriors, Lonzo Ball shpërthen me ‘Triple Double’

NEW YORK, NY - NOVEMBER 19: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors staels a pass in the second half against the Brooklyn Nets during their game at Barclays Center on November 19, 2017 in the Brooklyn borough of New York City. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Abbie Parr/Getty Images)

Golden State Warriors ka vazhduar me fitore në NBA, ku kësaj radhe mposhti skuadrën Brooklyn Nets 118-111.

Që nga fillimi i ndeshjes Warriors ishin më të mirë në parket ndërsa epërsia më e madhe e tyre ishte 28 pikë në fillim të çerekut të tretë.

Në mungesë të Kevin Durantit, fundori Steph Curry shkëlqeu me 39 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.

Curry u ndihmua nga Klay Thompson që shtoi 23 pikë e 10 kërcime si dhe nga dyshja Iguodala e Casspi që shënuan nga 12 pikë tjera.

Allen Crabbe me 25 pikë dhe Spencer Dinwiddie me 21 të tjera ishin më efikasit tek Brooklyn Nets.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Los Angeles Lakers përballë Denver Nuggets 127-109.

Shtatë lojtarë të skuadrës nga Kalifornia arritën pikë dyshifrore duke treguar se janë duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë.

Alo qendra Julius Randle ishte më efikasi në këtë takim me 24 pikë të shënuara, i ndjekur nga Brook Lopez që shtoi 21 të tjera.

Jordan Clarkson me 18 pikë, Kyle Kuzma me 17, Caldwell – Pope me 15 si dhe Brandon Ingram me 13 pikë shkëlqyen tek Lakers.

Por ylli i mbrëmjes padyshim që ishte fundori Lonzo Ball me ‘Triple Double’, duke shënuar 11 pikë, bëri 11 asistime dhe pati 16 kërcime.

Gary Harris me 20 pikë dhe Wilson Chandler me 17 të tjera ishin më efikasit tek Nuggets por të pamjaftueshme për fitore.

Në ndeshjet tjera vlen të ceket fitorja e Toronto Raptors 100-91 ndaj Washington Wizards si dhe ajo e Detroit Pistons 100-97 ndaj Minnesota Timberwolves. /Telegrafi/

Rezultatet:

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 127-109

Toronto Raptors – Washington Wizards 100-91

Golden State Warriors – Brooklyn Nets 118-111

Minnesota Timberwolves – Detroit Pistons 97-100

Phoenix Suns – Chicago Bulls 113-105

Miami Heat – Indiana Pacers 95-120