Ferizaj ka marrë një fitore të madhe para tifozëve të vet.
‘Ujqit’ kanë triumfuar ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultat të pastër 2-0.
Vetëm pas 15 minutave lojë vendasit gjetën golin e parë kur shënoi Fatih Karahoda.
Të besuarit e Bekim Isufit vazhduan sulmet drejt portës mysafire, derisa në minutën e 35-të fituan penallti.
I saktë nga 11 metërshi ishte mesfushori Taulant Dajaku.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e qetë dhe Ferizaj arriti ta mbrojë rezultatin.
Ferizaj pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e 10-të në tabelë me 15 pikë të tubuara.
Ndërkohë Dukagjini mbetet e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë.
Ferizaj në ndeshjen e ardhshme do të luaj në udhëtim te Drenica.
Në anën tjetër Dukagjini në ndeshjen e fundit do të përballet me kampionin në fuqi Feronikelin. /Telegrafi/