Telegrafi

Fitore rutinë e Barcës

Pas një kombinimi mes Messit, Albas dhe Xavit, mesfushori spanjoll i kaloi në epërsi mysafirët në fund të pjesës së parë (43’).

Pas një ore lojë, Lionel Messi pranoi një top nga Xavi, e kaloi një mbrojtës dhe e dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë. Ky ishte goli i 91-të i argjentinasit në vitin 2012 dhe i 26-ti në La Liga këtë edicion.

Javi Guerra e ngushtoi rezultatin (89’) për ta bërë më interesant takimin në minutat e mbetura.

Mirëpo, në ato pak minuta shënuan sërish Blaugranët me anë të Cristian Tellos (90’+4).

Barcelona do të shkojë në pushim me nëntë pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Atletico Madrid. /Telegrafi/