Site icon Telegrafi

Fitore Rexhepi komenton golin e Xhemailit: Është e tepërt t’i ngarkojmë lojtarët tanë duke iu kërkuar në çdo ndeshje ta bëjnë shqiponjën

Në kuadër të ditës së 14-të të Kampionatit Botëror, në RTV Dukagjini është transmetuar sonte emisioni i radhës i “Duelit të Botërorit”.

Mysafirët dhe analistët e futbollit japin opinionet e tyre në lidhje me ndeshjet e zhvilluara të mërkurën që ishin takimet përfundimtare të fazës grupore në Grupet F dhe E.

Njëra ndër ndeshjet më të komentuara ishte ajo Zvicër-Kosta Rikë, e cila përfundoi në rezultat 2-2.

Të ftuar për të komentuar ndeshjet në këtë mbrëmje ishin: Ismet Munishi (trajner/analist) Bylbyl Sokoli (trajner/analist) Erolld Belegu (këshilltar i kryeministrit) Fitore Rexhepi (prezantuese në RTK) dhe Durim Xhema (prezantues në RTV Dukagjini).

Paneli i sotëm në emisionin “Dueli i Botërorit” (Foto: YouTube/Dukagjini)

Prezantuesja simpatike e RTK-së, Fitore Rexhepi, ka dhënë gjithashtu komentet e saj lidhur me këtë ndeshje.

E pyetur nga moderatori se si e komenton faktin se golat e sotëm të Zvicrës (njëri prej tyre nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili) u festuan pa shqiponja, Rexhepi u përgjigj duke thënë se është më mirë pse nuk ndodhi kjo gjë.

Gazetarja e njohur Fitore Rexhepi e ftuar sonte në emisionin “Dueli i Botërorit” (Foto: YouTube/Dukagjini)

“Mendoj u mirë që golat e sotëm nuk u festuan me shqiponjë, sepse kur u desh të fluturonte, shqiponja fluturoi. Rezultati ishte në favor të Zvicrës, mendoj iu përshtat 2-2, mundi të ishte edhe 2-3, sepse një gol ishte si i rastësishëm”, ka thënë gazetarja e njohur.

“Mendoj është e tepërt me i ngarku futbollistët tanë që t’i kërkojmë ta bëjnë shqiponjën në çdo ndeshje”, ka thënë tutje Rexhepi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2o_F8D6J2ns

Exit mobile version