Site icon Telegrafi

Fitore Rexhepi bëhet nënë për herë të dytë

Foto: Fitore Rexhepi/Facebook

Moderatorja e njohur, Fitore Rexhepi, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet prezantuesja, përmes rrjeteve sociale.

Ajo dhe bashkëshorti i saj janë gëzuar edhe me një vajzë, të cilën dyshja kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Mia.

Prezantuesja Fitore Rexhepi dhe bashkëshorti i saj (Foto Instagram)

Përndryshe, ata janë prindër edhe të një vajze më të madhe, të cilën e quajnë Majda.

Fitore Rexhepi njihet si një prej fiturave ikonë të Televizionit Publik të Kosovës, ku si e re është angazhuar në fushën e moderimit në RTK.

urimet nga kolegët por edhe emra të njohur nga fusha e artit, nuk kanë munguar për prezantuesen dhe bashkëshortin e saj. /Telegrafi/

Foto: Fitore Rexhepi/Facebook
Exit mobile version