Telegrafi

Fitore për Prishtinën dhe Kastriotin më konkurrencën e femrave në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Java e 17-të e Superligës së hendbollisteve ka vazhduar të shtunën me dy ndeshje të tjera. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi.

Prishtina e mposhti Vjosën me rezultat 38-18, derisa Kastrioti fitoi ndaj Dritës me rezultat 39-26.

Prishtina renditet e treta me 29 pikë. Kastrioti është i katërti me 23 pikë, ndërsa Vjosa e Drita janë në pjesën e poshtme të tabelës.

Vjosa renditet e dhjeta me gjashtë pikë, kurse Drita është një vend më poshtë me katër pikë.