Site icon Telegrafi

Fitore për Prishtinën dhe Drenicën

Përballja mes Bardhekaltërve dhe Fushë Kosovës ka dhënë lojë të nivelit mesatarë, derisa nikoqirët më autogolin e Leotrim Beqirit, një gol të Adnan Haxhës (75) dhe një gol të Shkumbim Salihut (87), arkëtuan edhe tri pikë të reja në garën për majën e tabelës. Ndërsa dygolësh për mysafirët realizoi Genc Sermaxhaj (63, 82) nga pika e bardhë.

Prishtina më këtë fitore rikthehet në pozitën e dytë më 44 pikë, gjashtë më pak se lideri i tabelës, Llamkos Kosova, e cila ka një ndeshje me pak, kurse Fushë Kosova mbetet në pozitën e fundit të tabelës më vetëm 26 pikë.

Drenica e fortë për Dritën

Fitores në këtë xhiro i është kthyer edhe Drenica e Skenderajt, e cila në “Bajram Aliu” mundi Dritën me rezultat 3-0.

Kuqezinjtë gjatë gjithë ndeshjes janë treguar ekip më i mirë se gjilanasit, kurse për fitoren e drenicasve u përkujdesen Qemail Elshani, i cili shënoi dygolësh në minutën e 25-të dhe 82-të, derisa një gol e shënoi Granit Arifi në minutën e 46-të.

Drenica më këtë fitore ngjitët në pozitën e tretë më 42 pikë, kurse Drita renditët në vendin e shtatë më 37 pikë.
Ndërkaq, nesër luhen edhe tri ndeshjet e kësaj fundjave, ku do të takohen: Llamkos Kosova-Ferronikeli, Ferizaj-Besa dhe Hajvalia-Trepça. Të gjitha ndeshet nisin në orën 15:00. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version