Pejanët janë treguar ekip më i mirë se gjilanasit, duke dominuar shumicën e kohës në terren, ndërsa, Besa me një gol të Dabiqajt (29’) dhe një gol të Zharas (60’) mundi Dritën e Gjilanit, transmeton ksp.
Pas kësaj fitore, Besa ngjitët në pozitën e tretë më 26 pikë të tubuara, katër më pak se Feronikeli e Llapi që kryesojnë tabelën, kurse, Drita renditët në pozitën e nëntë më 18 pikë.
Ndërkohë, serinë e rezultateve pozitive e ka vazhduar edhe Llapi që sot para tifozëve të tyre mundi Lirinë, më rezultat 1-0. Llapi me këtë fitore arrin në kuotën e 30-të pikëve aq sa ka edhe ‘Nikeli’ që gjendet në krye të tabelës, derisa Liria gjendet në pozitën e tetë më 18 pikë.
Ndërkaq, Vushtrria dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, në “Ferki Aliu”, në një ndeshje nivelit mesatare.
Pas këtij barazimi, vushtrriasit janë në pozitën e 10-të më 17 pikë, kurse, Prishtina është në vend më poshtë më dy pikë më pak.
Ndeshja tjetër e kësaj fundjave në mes Hajvalisë dhe Trepçës ’89 nuk është zhvilluar për shkak së stadiumi në Kishnicë ishte u mbuluar më ujë për shkak të shiut që kanë rënë sot.
Raiffeisen Superliga / Java e 16-të
Rezultatet
Llapi – Liria 1-0
Besa – Drita 2-0
Vushtrria – Prishtina 1-1
Hajvalia – Trepça ’89 (nuk u zhvillua)
Dje
Feronikeli – Gjilani 1-1
Istogu – Drenica 2-1