Roma ka arkëtuar pikë të plota në triumfin prej 2-0 në udhëtim te Crotone.
Skuadra mysafire arriti ta gjejë rrjetën kah fundi i pjesës së parë. Radja Nainggolan shënoi golin e epërsisë në minutën e 40-të. Mesfushori e mori topin, arriti ta kontrollojë në zonë dhe ta dërgojë në portë. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, nikoqirët u përpoqën të krijonin raste shënimi, mirëpo u mungoi efektiviteti në fazën finale.
Për më shumë, Edin Dzeko shoi shpresat e tyre për barazim duke e shënuar edhe golin e sigurisë (77’).
Theksojmë se sulmuesi boshnjak dështoi të realizonte nga penaltia në pjesën e parë.
Pas kësaj fitoreje, Roma është katër pikë prapa Juventusit, por Zonja e Vjetër e ka një ndeshje më pak të zhvilluar (ndaj Cagliarit).
Në xhiron tjetër, Giallorossët e presin Torinon në Stadio Olimpico. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-YIzRBVdF6U
https://youtu.be/W5qbHgjjAjE