Bayern Munichu ka arritur fitore ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-0 në Allianz Arena.
Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Goli i parë dhe i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e dytë nga Arturo Vidal, i cili u asistua nga Juan Bernat.
Pjesa e dytë ishte pa gola, por shanse të mira për të shënuar kishin Jonas i Benficas dhe Franck Ribery.
Ky rezultat minimal lë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë në Estadio da Luz. /Telegrafi/
1-0: Arturo Vidal kalon Bayernin në epërsi ndaj Benficas.
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 5 April 2016