Site icon Telegrafi

Fitore minimale e Trepçës ’89 ndaj Ballkanit

Trepça ’89 ka arritur një fitore minimale por tejet të vlefshme ndaj Ballkanit.

‘Minatorët’, kanë triumfuar në minutën e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë ishte mjaftë e mirë ku dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por që mysafirët ishin më të mirë.

Gucev dhe Rusi kishin raste të mira nga vendasit por që në vend ishte Ruxhi i mysafirëve.

Ballkani në pjesën e parë rrezikoi me Baftiun e Manevskin në dy raste, ku në fund të pjesës së parë maqedonasit shtylla ia mohoi golin.

Krejt në fund të ndeshjes, 89-shi ka gjetur golin e fitores.

Ishte i inkuadruari nga banka rezervë, Martin Mircevski që shënoi golin e fitores 1-0.

Fitorja 89-shin e ngjit në pozitën e shtatë në tabelë me 22 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër Ballkani mbetet në pozitën e nëntë në tabelë me një pikë më pak. /Telegrafi/

Exit mobile version