Dy skuadrat zhvilluan një takim atraktiv për shikuesit, ashtu si ndodh rëndom kur takohen këta dy rivalë.
Sfida nisi më mirë për nikoqirët, të cilët e mbyllën çerekun e parë me nëntë pikë epërsi (27:18).
Çereku i dytë u takoi mysafirëve, të cilët shënuan 20 pikë kundrejt 14 të kryeqytetasve dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 41-38.
Kampioni në fuqi e rriti avantazhin gjatë çerekut të tretë, kur shënoi 24 pikë, derisa vizitorët realizuan vetëm 19 sosh.
Gjërat u vendosën në çerekun e fundit që u shoqërua me paraqitje të mirë, herë të njërës e herë të skuadrës tjetër. Peja i shënoi 27 pikë në këtë pjesëlojë, kurse Prishtina 20. Megjithatë, në momentin vendimtar, mysafirët dështuan të shënonin për fitore.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Sigal Prishtinës në kuadër të Grupit D dhe forcon kreun me gjashtë pikë. /Telegrafi/
Trepikëshi i Dardan Berishës pothuajse nga koshi në kosh.
Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 24 February 2016