Roma e ka regjistruar fitoren e tretë në Serie A duke triumfuar si mysafir i Lecces (1-0) në ndeshjen e javës së gjashtë në kampionatin italian.
Në gjysmën e parë nuk pati shumë raste shënimi, ashtu që kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati mbeti i pandryshuar .
Me të filluar fraksioni i dytë, Henrikh Mkhitaryan pranoi një harkim të mirë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 58-të, kur Edin Dzeko pranoi një harkim të mirë në zonë pikërisht nga Mkhitaryan dhe shënoi.
Në minutën e 80-të, Giallorossët e patën mundësinë ta dyfishonin epërsinë, mirëpo Aleksandar Kolarov dështoi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Roma është në vend të pestë në tabelë me 11 pikë të arkëtuara, ndërsa Lecce është në vend të 15-të me gjashtë pikë. /Telegrafi/