Site icon Telegrafi

Fitore minimale e Prishtinës, tani me pikë të barabarta me Dritën

Prishtina ka arritur ta fitojë derbin e vjetër të futbollit kosovar përballë Besës së Pejës 1-0.

Që nga fillimi i ndeshjes Prishtina ishte më e mirë në fushë dhe dominoi duke kërkuar golin nga minutat e para.

Talenti i jashtëzakonshëm, Arbër Hoxha depërtoi për mrekulli në zonë dhe asistoi për Bozovicin por ky i fundit nuk u tregua i saktë.

Sulmuesi afrikan, Gauthier Makenda kishte një rast të mirë në minutën e 13-të ku pasi kaloi edhe portierin vendas dështoi të shënonte.

Besa u kundërpërgjigj me Rexhajn por që u tregua i ngathët në momentin vendimtar.

Arbër Hoxha goditi shtyllë në minutën e 28-të pas një goditje të fuqishme.

Por Besa u dorëzua një minutë më vonë kur Ahmed Januzi i vendasve shënoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të Prishtinës 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Prishtina e nisi edhe pjesën e dytë më mirë kur pati disa raste të mira shënimi.

Ahmed Januzi në minutat 50 dhe 59 rrezikoi por pa sukses ashtu si edhe Dallku në minutën e 79’.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Prishtina fitoi me meritë 1-0.

Pas këtyre tri pikëve të arkëtuara, Prishtina ndodhet në pozitën e dytë me 50 pikë të tubuara sa ka edhe Drita që ka një ndeshje më pak.

Ndërkohë Besa mbetet në pozitën e 10-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina luan në udhëtim te Vllaznia e Pozhoranit, ndërkohë Besa e Pejës do të presë Drenicën. /Telegrafi/

Exit mobile version