Telegrafi

Fitore minimale e Juventusit

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Fabio Grosso (51’), i cili mposhti portierin Andanovic pas një krosimi të Martin Caceres.

Me këtë fitore, Zonja e Vjetër ruan pozitë e dytë, me pesë pikë më pak se Interi dhe dy më shumë se Milani.

Lajm i mirë për tifozët bardhezi ishte rikthimi në fushë i ikonës Alessandro Del Piero, i cili edhe pse nuk shfaqi formën e tij më të mirë, pritet të jetë i gatshëm në javët në vijim. /Telegrafi/