Telegrafi

Fitore minimale e Interit

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në Stadio Bentegodi përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 1-0.

Në këtë ndeshje Jose Mourinho inkuadroi nga minuta e para transferin e ri, Goran Pandev, i cili luajti deri në minutën e 67-të kur u zëvendësua nga Ricardo Quaresma.

Pandev ishte i përfshirë në golin e vetëm në ndeshje, i cili iu regjistrua Mario Balotellit, pasi topi kishte kaluar vijën kur Pandev e futi në rrjet (12’).

Nga minuta e parë luajti edhe sulmuesi shqiptar i Chievos, Erjon Bogdani, i cili nuk arriti t’i ndihmojë skuadrës së tij për të nxjerrë rezultat pozitiv, ndërsa u zëvendësua në minutën e 59-të nga Elvis Abbruscato. /Telegrafi/