Site icon Telegrafi

Fitore minimale e Drenicës në udhëtim te Besa

Drenica ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Besa e Pejës 0-1.

Dy skuadrat nisën ndeshjen me mjaftë kujdes pasi pikët ishin tejet të rëndësishme si për Besën ashtu edhe për Drenicën.

Balaj i vendasve rrezikoi fillimisht në minutën e 27-të por pa sukses.

Drenica u kundërpërgjigj me Ukën që goditi fuqishëm por që goditja e tij u prit nga portieri vendas Haxhijaj ishte vendimtar.

Besa ishte afër golit në minutën e 35-të por që shtylla shpëtoi mysafirët.

Me rezultatin 0-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Kasapi i vendasve gjuajti bukur nga gjuajta e lirë por priti portieri mysafir.

Drenica arriti të shënoj gol 10 minuta para fundit të ndeshjes kur Genc Hamiti realizoi për 0-1.
Pejanët tentuan deri në fund barazimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Drenica mbetet në pozitën e nëntë me 42 pikë të tubuara, ndërsa Besa e 11-ta me 18 pikë.

Besa në ndeshjen e ardhshme do të luaj në udhëtim te Vëllaznimi në Gjakovë.

Në anën tjetër, Drenica do të luaj në ‘Bajram Aliu’ si vendas ndaj Vllaznisë së Pozhoranit. /Telegrafi/

Exit mobile version