Skuadra angleze Chelsea ka marrë fitoren e dytë në Ligën e Evropës, pasi ka mposhtur minimalisht 1-0 MOL Vidin.
Chelsea ishte dominuese ndaj skuadrës MOL Vidi qënga minuta e parë e ndeshjes.
Ishte mbrojtësi italo brazilian, Emerson Palmieri i cili rrezikoi seriozisht në minutën e 10-të, por që portieri mysafir ishte në vend.
Londinezët patën një rast të mirë shënimi gjashtë minuta më vonë me Pedro Rodriguez, por përsëri fati nuk iu buzëqeshi vendasve.
Në minutën e 39-të, Loftus-Cheek depërtoi bukur në zonë, por në momentin që po godiste topin u pengua nga mbrojtja kundërshtare.
Futbollistët vendas kërkuan penallti po kështu nuk mendoi gjyqtari çek, Zelinka.
Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë londinezët vazhduan sulmet në drejtim të portës së kundërshtarëve.
E goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 70-të kur Alvaro Morata shënoi pas asistimit nga Willian.
Londinezët patën rast të shënojnë golin e dytë pesë minuta më vonë, por goditja nga Barkley me kokë u ndal nga shtylla.
E në minutën e 83-të, mysafirët patën rastin më të mirë në ndeshje kur Kovacs doli përballë portierit Kepa, por intervenimi i spanjollit ishte fantastik dhe shpëtoi gol të sigurt.
Kësisoj Chelsea shënoi fitoren e dytë në Ligën e Evropës dhe kryeson në Grupin L me gjashtë pikë, tri më shumë se PAOK-u dhe Bate Borisov.
Në ndeshjen e radhës londinezët luajnë përsëri në Stamford Bridges përballë Bate Borisov, ndërsa MOL Vidi në Hungari pret PAOK-un. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=18L8YL6Hv_A