Telegrafi

Fitore minimale e Bayernit

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërkohë ajo që vlen të përmendet është përjashtimi i Franck Ribery me karton të kuq (37’), duke i lënë bavarezët me një lojtar më pak në fushë.

Në pjesën e dytë, u vu baraspesha e lojtarëve në fushë, pasi që Jeremy Toulalan u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (54’).

Ndërkohë, heroi i ndeshjes, si edhe në disa takime vendimtare të Bayernit, ishte holandezi Arjen Robben, i cili me një supergol ua mundësoi fitoren vendasve.

Ky rezultat tregon se gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese në Francë, ndërkohë që Bayerni ka një epërsi të vogël, duke qenë se ka shënuar një gol dhe nuk ka pranuar gol në terren vendas. /Telegrafi/