Telegrafi

Fitore minimale e Barcelonës

Fraksioni i parë i lojës përfundoi pa gola, edhe pse nuk munguan rastet e vendasve, të cilët dy herë e goditën shtyllën, ndërsa njëherit edhe mysafirët patën rastet e tyre të pashfrytëzuara.

Edhe në pjesën e dytë, kampioni i Spanjës në fuqi e pati të vështirë të realizonte, megjithatë në minutën e 63-të, Zlatan Ibrahimovic e gjeti rrjetin e portës kundërshtare për të kaluar katalunasit në epërsi dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores.

Pas kësaj fitoreje, Barca shkëputet në krye të tabelës me tre pikë më shumë se Real Madridi, që të dielën mbrëma zhvillon derbin e vështirë kundër Atletico Madridit. /Telegrafi/