Telegrafi

Fitore minimale e Atleticos

Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma në Vicente Calderon, përfundoi me fitoren minimale të kryeqytetasve prej 1-0.

Heroi i ndeshjes ishte Jurado, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje nga një distancë prej 20 metrash (79’).

Duhet përmendur që nga minuta e 57-të, vendasit luajtën me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Sabrosa Simaso me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ata menaxhuan të shënonin dhe ta fitonin ndeshjen. /Telegrafi/