Arsenali ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në Ligën e Evropës dhe të 11-tën në të gjitha garat.
Londinezët kanë triumfuar në udhëtim tek Sportingu me rezultat minimal 0-1.
Ishin mysafirët të cilët rrezikuan të parët, nëpërmjet Henrikh Mkhitaryan, por që goditja e tij nuk ishte e saktë në minutën e 25-të.
Sportingu u kundërpërgjigj gjashtë minuta më vonë me kapitenin Luis Nani, por që gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Vendasit në pjesën e parë kërkuan dy herë penallti me Nanin e Monteron, por kështu nuk mendoi gjyqtari sllovak Skomina.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Arsenali e nisi më fuqishëm pjesën e dytë, kur shënoi një gol me Danny Welbeck, por që u anulua pasi anglezi më parë kishte shkaktuar ndërhyrje të palejueshme.
Golin e epërsisë Arsenali e gjeti në minutën e 78-të, kur pas një gabimi të mbrojtësit vendas Coates, Welbeck doli i vetëm përballë portierit vendas dhe shënoi për 0-1.
Me këtë fitore Arsenali vazhdon kryesimin në Grupin E me nëntë pikë të tubuara, tri më shumë se Sportingu.
Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë përsëri do të përballen me Sportingun por kësaj radhe në Londër. /Telegrafi/
https://twitter.com/goalive90/status/1055527808104054784