Liverpooli ka triumfuar 2-0 përballë Bournemouthit në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Pas vetëm gjysmëore lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Mohamd Salah, që u realizua nga penalltia.
Tetë minuta më vonë, Bournemouthi kishte menduar se i barazoi shifrat, mirëpo goli i Brooks u anulua për pozicion jashtë loje.
45 minutat e dytë përfunduan me këtë gol, ndërsa edhe në të dytën u shënuan vetëm një.
Ishte sërish Salah, ai që realizoi për Liverpoolin, kësaj here nga loja e hapur.
Në minutën e 75-të, Curtis Jones asistoi te egjiptiani, që realizoi për 2-0, dhe ia siguroi tri pikë ekipit të tij.
Liverpooli vazhdon si lider edhe pas xhiros së 24-të me 56 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të takohen me Evertonin. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore