Site icon Telegrafi

Fitore komode e Napolit në San Siro përballë Milanit – Conte po bën mrekulli te napolitanët

Napoli ka fituar 2-0 përballë Milanit në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Romelu Lukaku i kaloi napolitanët në epërsi me një gol të bukur.

Në minutën e 43-të, Kvicha Kvaratskehlia realizoi për 2-0, duke siguruar këtë fitoren qysh në 45 minutat e parë.

Samuel Chukëueze (47’) mendoi se kishte ngushtuar epërsinë e Napolit, por që VAR-i e anuloi golin e tij për pozicion jashtë loje.

Milani e dominoi të gjithë këtë pjesë të dytë, duke krijuar raste të sigurta për gol, por që nuk arritën t’i konkretizonin.

Në minutën e 83-të, Rafael Leao shpresoi se do të shënonte për 2-1, mirëpo Alex Meret bëri një pritje fantastike.

Me këtë fitore, Napoli vazhdon si lider me 25 pikë, shtatë më shumë se vendi i dyti, Interi, ndërsa Milani është në të tetin me 14 sosh.

Në javën e 11-të, Napoli përballet me Atalantan, derisa Milani do ketë punë me Monzan. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version