Kombëtarja e Gjermanisë nuk e ka pasur të vështirë që t’i rrëmbente tri pikët në përballjen kundër Irlandës së Veriut.
Kampioni botëror në fuqi regjistroi fitore prej 2-0 përpara tifozëve të vet në Hannover.
Die Mannschaft ishin dominues në gjysmën e parë, gjatë të cilës i realizuan të dy golat.
Mjaftuan vetëm 13 minuta që gjermanët të kalonin në avantazh. Me një goditje nga jashtë zonës, Julian Draxler e dërgoi topin në rrjet.
Shumë shpejt erdhi edhe goli i dytë. Mats Hummels priti një harkim me kokë dhe e dërgoi drejt Sami Khediras, i cili po me kokë e dërgoi në rrjet (17’).
Pas xhiros së tretë, Gjermania vazhdon kryesimin në Grupin C me nëntë pikë. /Telegrafi/
https://youtu.be/QwY0PfRdVwY
https://youtu.be/75Rx5MNcnnc