Site icon Telegrafi

Fitore komode e Barcelonës ndaj Cadizit, katalunasit marrin tri pikët e para

Barcelona ka marrë fitoren e parë për këtë fillim sezon, pasi mposhti Cadizin me rezultat komod 2-0.

Katalunasit filluan me dominim të lehtë, ndërsa rastin e parë për ta në ndeshje e krijoi Lamine Yamal në minutën e 29-të, por që goditja e tij u prit nga portieri kundërshtar.

Mundësi të mirë shënimi lëshoi edhe Roger Marti (35’) i Cadizit, me Marc-Andre ter Stegen që bëri pritje të lehtë.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar për dy skuadrat, pasi kishin raste të mira shënimi, por pa arritur t’i konkretizonin.

Golin e parë për Barcelonën e shënoi  Pedri në minutën e 82-të, me Ilkay Gundogan që ishte asistuesi.

Katalunasit ia dolën të shënon edhe të dytin, tani përmes Ferran Torres (90+4′), me Robert Lewandowskin që ishte asistuesi.

Barcelona ka grumbulluar katër pikë pas dy xhirove, ndërsa në javën e tretë takohet me Villarrealin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version