Telegrafi

Fitore komode e Arsenalit

Kapiteni Cesc Fabregas solli Topçinjtë në epërsi kur shkonte minuta e 28-të, ndërsa me avantazh minimal përfundoi pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët ata që shënuan, ndërsa realizues ishte Fran Merida (78’), i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Telegrafi/