Chelsea ka marrë një fitore të vlefshme në ndeshjen e parë në udhëtim te Malmo.
Skuadra londineze ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2-1.
Pasi kaluan 30 minuta lojë, ishte mesfushori anglez Ross Barkley që kaloi Chelsean në epërsi.
Barkley u shërbye mirë në zonë nga Pedro dhe me lehtësi shënoi për 0-1.
Me epërsinë minimale të londinezëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Chelsean të cilët arritën të shënonin edhe njëherë.
Willian depërtoi bukur në zonë dhe asistoi për Olivier Giroud i cili shënoi për 2-0 nga afërsia.
Ndërkohë 10 minuta para fundit të ndeshjes vendasit arritën ta ngushtonin epërsinë nëpërmjet mesfushorit Christiansen i cili u asistua nga Rosenberg.
Deri në fund vendasit kërkuan edhe golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Chelsea me këtë fitore bënë një hap të madh drejt kalimit në raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Ndeshja e kthimit mes Chelseat dhe Malmos zhvillohet pas një jave në Stamford Bridge. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=X3517JzQtts