Milani ka shënuar një fitore tejet të vështirë përballë debutuesve në Serie A, Crotones.
‘Kuqezinjtë’, rikthyen rezultatin duke shënuar në fund fitore minimale 2-1.
Ndeshja nisi me një minutë heshtje për skuadrën Chapecoense që pësoi një aksident të tmerrshëm me aeroplan dhe humbi 19 futbollistë.
Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën edhe të kalonin në epërsi.
Ishte minuta e 26-të kur, sulmuesi mysafir Falcinelli mori një topë në zonë nga Rohden dhe shënoi lehtësishtë për 0-1.
Mysafirëve nuk iu zgjati gëzimi më shumë se 14 minuta, pasi vendasit arritën ta barazonin rezultatin.
Paletta asistoi me kokë tek Pasalic i cili nga afërsia dërgoi topin në rrjetë duke barazuar rezultatin në 1-1.
Pjesa e dytë filloi mirë për Milanin që kërkonte me ngulm golin e epërsisë.
Sulmuesi francez, Mbaye Niang e pati mundësinë më të mirë për të shënuar mirëpo humbi penalltinë në minutën e 54-të.
Goli i shumëpritur për vendasit erdhi katër minuta para fundit të ndeshjes.
Sulmuesi Gianluca Lapadula shënoi për të sjellë një gëzim të madh në shkallët e stadiumit.
Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në pozitën e dytë me 32 pikë të grumbulluara, katër më pak se Juventusi në pozitën e parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fDtdYyZNNRk
https://www.youtube.com/watch?v=hBvIfNnnLso
https://www.youtube.com/watch?v=1JPOA-ipUyg