Site icon Telegrafi

Fitore e vështirë e Realit

Reali dominoi që nga fillimi por gabimet e kohëpaskohshme në mbrojtjen mbretërore bënë që rezultati në fund të jetë i ngushtë.

Alberto Crusat klaoi vendasit në epërsi (14’) pas një reagimi të dobi të mbrojtjes mysafire, e cila ishte e tillë thuajse gjatë gjithë takimit.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe Cristiano Ronaldo bënë një slalom për të goditur më pas dhe për të shënuar golin e barazimit (27’).

Fitoren Realit ia solli Rafael Van der Vaart, i cili ishte i saktë pas një goditjeje nga distanca (69’).

Real Madridi gjendet në pozitën e dytë me 80 pikë, tre më pak se lideri, Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version