Llapi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Lirisë me rezultat 1-0.
Dueli ishte mjaft intensiv nga fillimi i tij.
Dy skuadrat sulmonin portën e njëra-tjetrës, por vendasit gjetën më shpejt portën.
Namani realizoi pas 31 minutash lojë për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.
Liria qëlloi shtyllën në tentim për të barazuar. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Llapi qëlloi shtyllën duke tentuar të mbyllë takimin, por golin nuk e gjeti.
Kjo ka bërë që Liria të shkojë përpara dhe të kërkojë golin e barazimit, duke rrezikuar kështu shumë llapjanët.
Me këtë fitore Llapi mban pozitën e tretë në tabelë me 35 pikë, katër më pak se Llapi që ka okupuar pozitën e parë dhe dy më pak se Prishtian që gjendet në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
/Telegrafi/