Site icon Telegrafi

Fitore e vështire e Golden State te Lakers, Bostoni bën mrekullinë ndaj Indianas, vështirë edhe për OKC – lehtë për Spurs dhe Houstonin (Video)

Golden State Warriors ka pasur punë të vështirë në udhëtim te Los Angeles Lakers, ku i është falur një performance të jashtëzakonshme nga Kevin Durant për të fituar me rezultat 116-114 pas vazhdimeve.

Më i miri në këtë takim ishte pa dyshim Kevin Durant me 36 pikë, 11 kërcime, 8 asistime dhe tri bllokada.

Klay Thompson shtoi 17 pikë e 10 kërcime, por te Lakers kontribuoi i gjithë ekipi duke përfshirë pesë lojtarë në pikë dyshifrore, prej të cilëve spikatën Kyle Kuzma me 25 pikë dhe Brandon Ingram me 19 pikë.

Westbrook u desh të shënonte 38 pikë nga 95 që i realizoi e gjithë skuadra e tij për të triumfuar ndaj Denver Nuggets në Chesapeake Energy Arena. 95-94 përfundoi kjo ndeshje.

Ndeshje e çmendur u zhvillua në Indianapolis mes vendasve të Indianas dhe Boston Celtics.

Bostoni kishte epërsi prej 19 pikësh në pjesën e parë, por Indiana arriti të kthehej në takim.

Në pjesën e dytë Indiana me një minut pa përfunduar takimi kishte epërsi prej pesë pikësh. Megjithatë, Bostoni nuk u dorëzua dhe me dy treshe nga Kyrie Irving arriti të neutralizojë një performancë fantastike të Victor Oladipos. Në posedimin e fundit vendimtar për të shënuar për vendasit me një pikë epërsi, ishte Bogdanovic ai që gaboi duke lejuar mundësinë që Rozier të realizojë dhe të sigurojë fitoren mrekullisht për Bostonin me rezultat 112-111.

Oladipo me 38 pikë dhe Kyrie Irving me 30 pikë ishin më të mirët në këtë takim.

https://www.youtube.com/watch?v=DujQjGfJQIY

San Antonio Spurs tregoi stabilitet të madh me rikthimin e Kawhi Leonard, ku megjithatë shkëlqyen lojtarë të tjerë si Aldridge me 19 pikë dhe Tony Parker me 16 pikë. Ishte fitore e lehtë kjo me rezultat 109-91 për vendasit.

https://www.youtube.com/watch?v=y7L7xRwWY28

Në anën tjetër Houstoni kishte probleme me Utah Jazz por vetëm në çerekun e katërt u zhbllokua situata me skuadrën venadse që shënoi plot 41 pikë dhe arriti të shkrijë disavantazhin prej 10 pikësh duke e krijuar një avantazh prej 21 pikësh.

Eric Gordon ishte më i miri me 33 pikë, përcjellë nga Clint Capela me 24 pikë e 20 kërcime dhe James Harden me 26 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=vnO0MBikzzQ

Aktualisht në perëndim kryeson Houstoni me dy fitore më shumë se Golden State dhe pesë fitore më shumë se San Antonio. Rockets kanë ecuri prej 14 fitoreve rresht.

Në lindje nuk po lëshon pe Bostoni që ka dy fitore më shumë se Cleveland Cavaliers.

/Telegrafi/

Exit mobile version