Telegrafi

Fitore e vështirë e Golden State, Clippers mban kreun (Video)

Golden State Warriros ka realizuar ifotren e 11-të këtë sezon në NBA, me fitoren në udhëtim te Milëaukee Bucks me rezultat të ngushtë 121-124.

Ndeshja ishte e ngushtë përgajtë të gjithë fraksioneve të lojës, teksa në fund Milëaukee tentoi të kthehej befasishëm, por nuk ia doli.

Durant ishte më i miri me 33 pikë pesë asistime dhe gjashtë kërcime, teksa Antetekounmpo ka realizuar 30 pikë e katër kërcime. Klay Thompson shtoi edhe 29 pikë nga pesë treshe të realizuara.

Lojë tejet të mirë tregoi edhe Los Angeles clippers ndaj Chicago Bulls.

U mendua se do të jetë ndeshje e lehtë kjo, por Chicago në çerekun e parë krijoi 10 pikë epërsi, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, në vazhdim Clippers bëri përpjekje dhe në çerekun e fundit u bë diferenca duke fituar ndeshjen me rezultat 102-95.

Dwayne Wade me 28 pikë e tri asistime dhe Blake Griffin me 26 pikë, pesë asistime dhe 13 kërcime ishin më të mirët në këtë takim.

https://www.youtube.com/watch?v=TKl32klfhCI

Në konferencën perëndimore Los Angeles Clippers mbajnë vendin e parë me 12 fitore, teksa Golden State mban vendin e dytë me 11 fitore, pasuar nga San Antonio Spurs me 10 fitore të realizuara. /Telegrafi/