Chelsea është këndellur në javën e 19-të në Ligën Premier, pasi ka fituar 2-1 ndaj Crystal Palaces në Stamford Bridge.
Pas 13 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Mikahlo Mudryk, që u asistua prej Malo Gustos.
Por, mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Michael Olise (45’+1), kur u asistua me anë të Jordan Ayew.
THAT'S WHAT HE DOES 😍#CPFC | #CHECRY pic.twitter.com/zy0j8nJa2I
— Crystal Palace F.C. (@CPFC) December 27, 2023
Me kaq edhe përfundon pjesa e parë, derisa e dyta kishte raste derisa u shënua vetëm një gol.
Rasti i parë serioz i kësaj pjese u shënua në minutën e 76-të, kur Nicolas Jackson tundi rrjetën e Crystal Palaces, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Nico has the ball in the net but VAR has ruled it out for offside.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 27, 2023
Në minutën e 82-të, Olise lëshoi një goditje të fortë, por priti portieri i Bluve.
Chelsea ishte tejet me fat, pasi fitoi një penallti nga një ndërhyrje që u shkaktua në Noni Madueken, me anglezin që e mori përgjegjësinë dhe realizoi për 2-1 në minutën e 88-të.
Pas javës së 19-të, Chelsea është në vendin e 10-të me 25 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të do të takohen me Lutonin. /Telegrafi/