Telegrafi

Fitore e vështirë e Barcelonës

Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Camp Nou përfundoi me fitoren e vendasve, të cilët dominuan me lojë, mirëpo është dashur të kalonte minuta e 73-të për të arritur deri te goli i parë.

Zlatan Ibrahimovic shënoi për epërsinë e Blaugranëve (73’) pas një pasimi të Maxwell, ndërsa pasimin e Andres Iniestas e shfrytëzoi njeriu që zëvendësoi Ibrahimovicin, Bojan Krkic, i cili realizoi për rezultatin 2-0 (89’).

Pas kësaj fitoreje, Barca mban vendin e parë në tabelë me tre pikë më shumë se Real Madridi, që të te enjten zhvillon ndeshjen e xhiros së 28-të kundër Getafes. /Telegrafi/