Site icon Telegrafi

Fitore e vështirë e Arsenalit, pikë të plota pas tri ndeshjeve (Video)

Arsenal ka arritur të fitojë 0-1 në udhëtim tek Crvena Zvezda për të vazhduar me pikë të plota në Ligën e Evropës pas tri ndeshjeve.

Trajneri francez, Arsene Wenger kishte vendosur që të grumbullojë shumë futbollistë të rinj për këtë takim.

Jashtë këtij takimi kishin mbetur yjet e skuadrës si Granit Xhaka, Alexis Sanchez, Shkodran Mustafi, Mesut Ozil, Alexandre Lacazette e Laurent Koscienly.

Megjithatë mysafirët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që nga minutat e para.

Ishte sulmuesi anglez, Theo Walcott që rrezikoi portën e serbëve në minutën e 15-të por pa ndonjë sukses.

Vendasit kishin një rast të mirë nëpërmjet sulmuesit Boakye por që nuk arriti ta mposhtë veteranin Peter Cech.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Edhe në pjesën e dytë Arsenal filloi me sulme, duke tentuar të gjejë golin e epërsisë.

Reiss Nelson tentoi në minutën e 50-të, por goditja e tij u prit nga portieri vendas.

Në minutën e 80-të, Zvezda mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi mbrojtësi i majtë Rodic u përjashtua nga loja pas goditjes që i dha francezit Coquelin.

Ishte minuta e 85-të, kur anglezët bënë një aksion të jashtëzakonshëm duke shënuar edhe golin e parë.

Jack Wilshere dhe Theo Walcott kombinuan shumë mirë mes vete, derisa ky i fundit asistoi tek Olivier Giroud i cili shënoi në mënyrë akrobatike për 0-1.

Kësisoj Arsenal mbetet lider në Grupin H me nëntë pikë pas tri ndeshjeve, pesë më shumë se Zvezda dhe Bate që ndodhen në pozitat dy dhe tre.

Në ndeshjen e radhës, Arsenal do të luaj përsëri me skuadrën serbe por kësaj radhe në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7NLWCWpmlbs

Exit mobile version