Site icon Telegrafi

Fitore e Trepçës në ndeshjen përmbyllëse ndaj Vëllaznimit

(Foto: kosovahandball.info)

Trepça e ka fituar ndeshjen përmbyllëse në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Trepça e mposhti Vëllaznimin vendas me rezultat 30-27.

Fituesi u vendos në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë, rezultati ishte 14-14.

Anton Maloku ishte më efikasi te Trepça me shtatë gola. Gjashtë i kishte Muhamet Dubovci, ndërsa nga katër i realizuan Sali Maxhera, Alban Shabani, Shpëtim Mehmeti e Fitim Klinaku.

Mali Luzha e Arbër Neziri shënuan nga shtatë gola për Vëllaznimin. Nga 4 i kishin Ardi Halili e Granit Fana.

Trepça përfundon garën në Superligën A në vendin e tretë me 33 pikë. Në gjysmëfinale të ‘play-offit’. takohet me Prishtinën.

Ndeshja e parë luhet mesjavën e ardhshme në kryeqytet. Vëllaznimi përfundoi i gjashti me 21 pikë.

Exit mobile version