Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e kthimit në Kupën e Spanjës.
Los Blancos kanë triumfuar në Santiago Bernabeu përballë skuadrës modeste Melilla me rezultat të thellë 6-1.
Kësisoj kampionët në fuqi të Evropë pas dy ndeshjeve kanë eliminuar Melillan me rezultat të përgjithshëm 10-1.
Marco Asensio shënoi dy gola të shpejt në minutat 33 dhe 35, ndërsa Javier Sanchez e ngriti epërsinë në 3-0 në pjesën e parë.
Skuadra e udhëhequr nga Santiago Solari shënoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë.
Isco realizoi dy herë ndërsa Vinicius Junior shënoi një gol tjetër.
Në anën tjetër për ekipin mysafir golin e vetëm e realizoi Qasmi nga pika e bardhë.
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari në këtë takim i dha rast lojtarëve që nuk kishin shumë minuta.
Gjatë 90 minutave futbollistët madrilen shkëlqyen dhe kishin 32 tentime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WNJ7BPwwoV4