Philadelphia 76ers është rikthyer tek fitoret në NBA pas humbjes ditë më parë nga Washington Wizards.
Skuadra e e trajnerit Brett William Brown ka triumfuar para tifozëve të vet ndaj Cleveland Cavaliers me 47 pikë diferencë 141:94.
Vendasit e siguruan fitoren në dy çerekët e parë (36:18 dhe 41:18) dhe shkuan në epërsi prej 41 pikëve 77:36.
Fundori australian Ben Simmons shkëlqeu në këtë takim për vendasit ku realizoi 34 pikë, pati tri kërcime e shtatë asistime.
Me lojë të mirë tek Phila u dalluan edhe Burke e Scott që shtuan nga 21 pikë të tjera.
Për Philadelphian fitorja ndaj Cavs ishte e 16-ta këtë edicion teksa kanë pësuar edhe shtatë disfata. /Telegrafi/
Rezultatet:
Philadelphia 76ers – Cleveland Cavaliers 141:94
New York Knicks – Indiana Pacers 103:104
Houston Rockets – Phoenix Suns 115:109
Utah Jazz – Memphis Grizzlies 126:112