Inter ka arritur fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Rapidit të Vjenës duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0.
Interi kishte marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë 1-0 nga udhëtimi në Vjenë.
Kësisoj Neroazzurrët ishin më të qetë dhe luajtën më mirë që nga fillimi i ndeshjes.
Vetëm pas 11 minutash lojë Interi arriti ta shënonte golin e parë në këtë takim.
Mbrojtësit austriak nuk e larguan topin mirë që shkoi te Vecino i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.
Interi nuk u ndal pasi tetë minuta më vonë e arriti edhe golin e dytë në këtë sfidë.
Ishte qendërmbrojtësi Andrea Ranocchia që me një gjuajtje të fortë jashtë 16 metërshit realizoi për 2-0.
Rapid tentoi ta ngushtoi rezultatin në minutën e 43-të me Andrea Pavlovic, por Handanovic ishte në vend.
Në pjesën e dytë Interi e uli ritmin e ndeshjes duke pasur parasysh se kishte epërsi të lartë përballë Rapidit.
Rasti më i mirë iu dha kroatit Ivan Perisic në minutën e 69-të, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.
Perisic nuk u ndal duke kërkuar golin dhe atë e gjeti 10 minuta para fundit të ndeshjes kur realizoi një gol të bukur pas asistimit nga Candreva.
Për golin e katërt dhe rezultatin përfundimtar në këtë takim u përkujdes italiani Matteo Politano që realizoi tre minuta para fundit të ndeshjes.
Kësisoj Interi pa problem eliminon Rapidin e Vjenës me rezultat të përgjithshëm 5-0 pas 180 minutash lojë.
Neroazzurrët kanë siguruar plasmanin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Evropës dhe tani janë në pritje të kundërshtarit të radhës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=r8TYl-SMgyY
https://www.youtube.com/watch?v=5HX7HkvffNE
https://www.youtube.com/watch?v=y2mNBvVslIE